`Home Sweet Home` shfaqet në Prishtinë

Filma

`Home Sweet Home` shfaqet në Prishtinë

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 19:34
Donat Qosja

Filmi nga Kosova ‘Home Sweet Home’ me regji të Faton Bajraktarit do të shfaqet edhe për publikun e Prishtinës.

Pas rrugëtimit nëpër festivale të ndryshme, këtë të enjte, ky film do të nisë të shfaqet në kinemanë ABC të kryeqytetit. Filmi do të jetë në repertorin e kësaj kinemaje për një javë prej 1 deri më 07 shtator.

Në rolet kryesore luajnë Donat Qosja, Arta Muçaj, Shkumbin Istrefi etj. Regjisor i këtij filmi është Faton Bajraktari, skenarist Zymber Kelmendi dhe producent Trim Musliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat