Ndahet nga jeta aktori i njohur Demir Hyskja

Filma

Ndahet nga jeta aktori i njohur Demir Hyskja

Më: 6 gusht 2016 Në ora: 13:16
Demir Hyskja

Ndahet nga jeta aktori i njohur në kinematografinë shqiptare Demir Hyskja. Lajmi konfirmohet nga familjarët e tij në Elbasan.

Aktori 79-vjeçar ndëroi jetë pasi prej disa kohësh ishte shtruar në spitalin rajonal të Elbasanit dhe ndodhej në gjendje të rëndë.

U nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm. Nesër në Teatrin Skampa do të zhvillohen homazhet për ti dhënë më pas lamturinën e fundit.

Jeta dhe veprimtaria

Demir Hyskja lindi në 1 janar 1937 në qytetin e Elbasanit. Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në qytetin e lindjes. Në vitet 1951-1955 përfundoi shkollën e mesme të ndërtimit. Teknik ndërtimi në vitet 1955-1962 dhe më tej aktor në teatrin “Skampa”. Gjatë punës 30-vjeçare në teatër ka realizuar mbi 50 role kryesore. Në Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistike dhe dokumentarë. Është dekoruar disa herë me dekorata të shkallëve të ndryshme deri tek “Naim Frashëri i Klasit të Parë”. Në vitin 1969 nderohet me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Është zgjedhur katër herë radhazi deputet në Kuvendin Popullor.

Rolet që aktori Demir Hyskja ka luajtur

Dhe vjen një ditë – (1986)… Baki Branica
Kronikë e atyre netëve – (1986) (TV)
Hije që mbeten pas – (1985)… Babai i Agronit
Fushë e blertë fushë e kuqe – (1984)
Kohë e largët – (1983)… Kolin Stringari
Një emër midis njerëzve – (1983)
Nëntori i dytë – (1982)
Shokët – (1982)… Drejtori i uzinës
Dëshmorët e monumenteve – (1980)… mesues Andrea
Një ndodhi në port – (1980) … babai i Artanit
Me hapin e shokëve – (1979) (TV)
Një natë nëntori – (1979) (TV)
Përtej mureve të gurta – (1979)… Kasemi
Gjyshi partizan – (1978)… Gjyshi
Dollia e dasmës sime – (1978)
Një udhëtim i vështirë – (1977)
Fije që priten – (1976)… I shoqi i Besës
Pylli i lirisë – (1976)… Beu
Në fillim të verës – (1975)… Shoku Mali
Rrugicat që kërkonin diell – (1975)… Halimi
Shpërthimi – (1974)
Operacioni Zjarri – (1973)… Kometa
Kur zbardhi një ditë – (1971)… Shoferi Thoma Shpuza
Mëngjeze lufte – (1971) Ilegali
Gadhnjim mbi vdekjen – (1967)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat