Rikthim i fuqishëm i Matt Damon me ‘Jason Bourne’

Filma

Rikthim i fuqishëm i Matt Damon me ‘Jason Bourne’

Më: 2 gusht 2016 Në ora: 09:10
Fotografi arkivi e Matt Damon

Në kinematë amerikane dhe ato kanadeze, një numër i madh i njerëzve kanë shkuar për të parë filmin më të ri të “Jason Bourne”, duke bërë që filmi i zhanrit aksion të debutojë me 60 milionë dollarë fitime.

Filmi e shënon edhe rikthimin e aktorit, Matt Damon pas nëntë vitesh në serinë e filmave për ish spiunin amerikan, periudhë kjo gjatë të cilës ai disa herë kishte thënë se fjala është për një rol që ka pak gjasa t’i kthehet.

Ai dhe regjisori, Paul Greengrass kanë thënë më parë se filmi i tretë i publikuar në vitin 2007, “The Bourne Ultimatum” ka arritur të plotësojë në tërësi personazhin kryesor të filmit duke ia bërë me dije audiencës të gjitha manovrat byrokratike që e kthejnë atë në një makinë vrasëse.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat