DokuFest udhëton për në Shkodër

Filma

DokuFest udhëton për në Shkodër

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 08:53
Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar, DokuFest

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar, DokuFest, do të udhëtojë për në Shkodër për tu prezantuar edhe para publikut shkodran, në vigjilje të edicionit të tij të 15-të.

Më 22 dhe 23 korrik në Qendrën Rinore “Arka”, aty ku Kolë Idromeno realizoi shfaqjen e parë filmike në Shqipëri, do të shfaqen filmat e përzgjedhur nga kuratorët.

Rikujtojmë së sivjet DokuFest mbahet në Prizren mes datave 5-13 gusht dhe kësaj radhe ka për temë korrupsionin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat