Kryetari i Ferizajt tregon se për çfarë i janë ankuar presidentes Osmani

Ferizaj

Kryetari i Ferizajt tregon se për çfarë i janë ankuar presidentes Osmani

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 18:35
Agim Aliu

Pas takimit të kryetarëve me presidenten Vjosa Osmani, në studion e emisionit Frontal i ftuar ishte kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Sipas Aliut kjo është hera e parë që biseduan me shefen e shtetit.

“Ne e kemi pas një takim paraprakisht me presidenten, ku kemi bisedu për temat që do të trajtohen sot në takim, kemi bisedu edhe për rastet e dhunës në familje’ shtoi tutje Aliu.

Aliu tha që kanë bërë kërkesë më herët që të kenë mbështetje financiare për Qendrën e Punës Sociale.

“Ata kanë mungesë të resurseve njerëzore, sepse ka rritje të rasteve, të angazhohen njerëz profesionist të fushës ku të bëhet një studim më I thellë, deri më tani në të gjitha nivelet ka munguar qasja adekuate në kuptimin e parandalimit të dhunës” tha mes tjerash kryetari i Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat