Një anije mallrash në Detin Marmara është përfshirë nga flakët, ku për pasojë humbën jetën dy anëtarë të ekuipazhit, raportojnë mediat turke.
Anija FG Sevil me flamurin e Panamasë kishte lundruar nga Gialova për në Bullgari.
Në rrethana të paspecifikuara, një zjarr ka shpërthyer në motorin e anijes dhe mjetet zjarrfikëse të rojes bregdetare janë nisur drejt zonës, sipas raportimit të rrjetit televiziv NTV.
Dy marinarë turq, të cilët në momentin e rënies së zjarrit mbetën të bllokuar në motor, kanë humbur jetën. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar.