Një ngjarje makabër është shënuar këtë të mërkurë në Nuoro të Italisë, ku një burrë ekzekutoi gruan, vajzën e tyre, plagosi dy fëmijët e tjerë dhe një fqinj.
Pasi masakroi familjen e tij, burri shkoi në banesën e nënës së tij, ku e qëlloi rëndë në kokë, dhe më pas kreu vetëvrasje.
Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet të jetë bërë një debat mes burrit dhe bashkëshortes së tij.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në via Gonario Pinna.
Të plagosurit u transportua me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.