Temperatura të larta në Madrid, turistët ankohen për vapën: Nga toka del zjarr, as uji nuk na mjafton

Evropë

Temperatura të larta në Madrid, turistët ankohen për vapën: Nga toka del zjarr, as uji nuk na mjafton

Më: 24 korrik 2024 Në ora: 23:48
Madrid

Në Madrid, turistët dhe banorët kërkojnë strehim nga i nxehti, ndërsa Spanja po përballon valën e dytë të të nxehtit të verës, me temperaturat në kryeqytet që arrijnë deri në 41 gradë Celsius.

“Duket sikur nga toka del zjarr”, thonë turistët e shumtë që kanë zgjedhur të vizitojnë Madridin këto ditë.

“Ne kemi ardhur në Madrid për një koncert dhe shfrytëzuam rastin të kalojmë disa ditë në Madrid. Vapa këtu është mjaft rraskapitëse, mbajmë ujë me vete, por nuk mjafton me këto temperatura”, thotë një turiste.

Në Spanjë, agjencia shtetërore meteorologjike, njoftoi se temperaturat të premten mund të arrijnë deri në 44 gradë Celsius në pjesën më të madhe të vendit shkaktuar nga një masë “ajri shumë e nxehtë dhe me pluhur” nga Afrika e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat