Një çift dhe dy djemtë e tyre adoleshentë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të tmerrshëm që ka ndodhur në Adana të Turqisë.
Siç raporton DailyMail, Veysel Aydogmus, 37-vjeçar, po drejtonte veturën ku ndodheshin bashkëshortja e tij, Eminja 35-vjeçare dhe djemtë Batuhan 16 vjeçar dhe Mete 13-vjeçar, kur në një moment ka humbur kontrollin mbi veturën dhe kanë rënë nga ura.
Pamjet e publikuara tregojnë që vetura e familjes Aydogmus ka ngadalësuar në mes të radhës së automjeteve tjera më 21 korrik, vetëm pak momente para aksidentit tragjik dhe më pas janë parë disa lëvizje të pakontrolluara, të cilat rezultuan me përplasjen në anësoret e urës.
Mediat vendore kanë raportuar se Veysel dhe Emine, bashkë me dy djemtë e tyre adoleshentë kanë vdekur në aksident.
Një numër i madh i zjarrfikësve, policëve dhe ekipeve të zhytësve nënujorë, janë parë në skenën ku ndodhi ngjarja e rëndë.
Pas disa orë kërkimesh, trupat e pajetë të anëtarëve të familjes Aydogmus janë gjetur dhe janë tërhequr nga automjeti.
Familja Aydogmus u varrosën bashkë në fshatin Kizillar të Bashkisë së Kozanit të Adanës.