Një turist britanik është gjetur i vdekur në Qipro pasi ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli luksoz.
Pushuesi 45-vjeçar, i paidentifikuar, ishte duke qëndruar në një hotel në Paphos, në bregun jugperëndimor, kur tragjedia ndodhi në mëngjes, raportojnë mediat lokale.
Policia tha se burri ishte pjesë e një grupi turistësh që kishin pirë deri në orët e para të mëngjesit. Viktima u gjet i vdekur në kopshtin kryesor të hotelit në Kouklia, pasi kishte rënë rreth 10 metra poshtë.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin e trupit.