Miliona rubla për të zgjeruar varrezat, ja sa i ka kushtuar Rusisë lufta me Ukrainën

Evropë

Miliona rubla për të zgjeruar varrezat, ja sa i ka kushtuar Rusisë lufta me Ukrainën

Më: 24 korrik 2024 Në ora: 08:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pas më shumë se dy vitesh luftë në Ukrainë, Rusisë duket se i ka mbetur pa hapësirë në varreza. Sipas disa mediave të pavarura ruse, Moska ka rritur ndjeshëm shpenzimet për zgjerimin e vendeve të varrimit në territorin e saj.Sipas “Moscow Times”, më shumë se 225 milionë rubla (2.5 milionë dollarë) janë përdorur për këto projekte zgjerimi në vitin 2023, dyfishi i asaj që u investua në 2022 dhe gjashtë herë më shumë se sa u shpenzua në 2020. Që nga qershori 2024, shifra tashmë ka arritur 136 milion rubla, pra 1.5 milion dollarë. Newsweek kontaktoi Ministrinë e Jashtme ruse për koment mbi situatën, por nuk mori një përgjigje. Dihet se konflikti i vazhdueshëm mes Moskës dhe Kievit ka shkaktuar një numër të madh të vdekjeve dhe të plagosurve nga të dyja palët, por shuma e saktë është e pamundur të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Sipas një vlerësimi të propozuar nga Ministria Britanike e Mbrojtjes, ushtria e Vladimir Putin ka humbur rreth 500 mijë njerëz që nga fillimi i luftës. Kremlini rrallëherë ka ndarë të dhëna për lëndimet apo vdekjet e ushtarëve të tij.

Komunikimi i fundit në lidhje me këtë temë daton në shtator të vitit 2022, kur tashmë ish-ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu deklaroi se pak më pak se 6 mijë njësi. Më 5 qershor, gjatë një konference për shtyp, Presidenti Putin preku çështjen, duke thënë se shkalla e “humbjeve të parikuperueshme” ishte një në pesë në favor të Moskës, por nuk dha më shumë detaje mbi shifrat.

Transmetuesi Important Stories u përpoq të merrte një numër sa më afër realitetit duke përdorur të dhënat e disponueshme nga Shërbimi Federal i Statistikave Ruse. Sipas këtij hetimi, vdekjet në radhët e ushtrisë së Kremlinit kanë arritur në 71 mijë, që nga fillimi i luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat