Vuçiq edhe njëherë tregon se vendimi për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë është i saktë

Evropë

Vuçiq edhe njëherë tregon se vendimi për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë është i saktë

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 09:27
Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ende po shtrin dorën drejt Rusisë dhe në të njëjtën kohë përmend një Serbi evropiane dhe rrugën drejt BE-së. Në televiozionin serb që vet e kontrollon, Vuciqi ka ripërsëritur edhe njëherë se ai vet nuk e ka ndërmend të vendos sanksione ndaj Rusisë.

Presidenti serb tha se ende beson se vendimi për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë është i saktë.
“Ndoshta qeveria do të marrë një vendim tjetër, por mendoj se kemi marrë një vendim të mirë”, tha Vuçiq.

Në emisionin “Hit Tëeet” në Pink TV, Vuçiq tha se çështja e sanksioneve nuk ka të bëjë fare me nxjerrjen e litiumit apo ardhjen e kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje për shkrimin e mediave perëndimore se “Scholz e liroi Vuçiqin” dhe se tani çështja e sanksioneve nuk është më e rëndësishme, Vuçiq tha se e sheh ndryshe.

Ai beson se në Evropë nuk shqetësohen për atë që po bën Serbia dhe përmendi shembullin se Serbia do të jetë e para që do të pranojë gjithçka në drejtim të afrimit me tregun e BE-së.

“Ata janë më të shqetësuar për qëndrimin tim, nuk janë të sigurt dhe mund të shihet nga pyetjet e gazetarëve, të cilët më pyesin ‘a besoni në të ardhmen evropiane’, sepse mendojnë se po të shtyja unë mund të shkojmë drejt BE-së. më shpejt.” “Besoj se është e rëndësishme që Serbia të kryejë detyrat e saj reformuese në rrugën evropiane, por unë jam president i një vendi të pavarur që ka interesat e veta në të gjitha anët e botës”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se nuk ka folur me presidentin rus Vladimir Putin për dy vjet e gjysmë, por jo sepse Putini nuk do ta kontaktojë atë.

Ai është i bindur se Putini do ta pranonte bisedën, ashtu siç do ta pranonte Vuçiqi nëse Putini do ta ftonte atë, por ai vlerësoi se “Putini kujdeset për pozicionin e Serbisë” dhe se nuk do të kërkonte bisedë “nëse do ta dinte se kjo mund ta rrezikonte Vuçiqin”.

Duke folur për marrëveshjen për minierat e ardhshme të litiumit, Vuçiq tha se e di kur diçka është e mirë për Serbinë në bazë të asaj se si është raportuar nga mediat rajonale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat