Kryebashkiaku i Kievit Vitaliy Klitschko ka paralajmëruar se presidenti Volodymr Zelensky do të përballet me një periudhë shumë të vështirë në muajt e ardhshëm.
Klitschko për gazetën italiane Corriere della Sera, tha se presidenti ukrainas do të duhet të merr vendime të vështira që mund të çojnë në "vetëvrasje politike".
Sipas tij, Zelensky mund të duhet të thërrasë një referendum në Ukrainë nëse ka një kompromis territorial me Rusinë.
"A do të duhet të vazhdojnë luftën me vdekje dhe shkatërrime të reja apo të marrin në konsideratë mundësinë e një kompromisi territorial me Putin?
Çfarëdo lëvizje që ai të bëjë, presidenti ynë rrezikon vetëvrasjen politike. Le të jemi të sinqertë, ne duhet ta fitojmë luftën, por situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Kjo varet nga ndihma që vjen nga aleatët. Do të ishte një makth nëse ne duhet të luftojmë edhe dy vjet të tjerë”, tha Klitschko.