Zelensky falënderon Britaninë: Udhëheqja e Mbretërisë së Bashkuar frymëzon vendet e tjera

Evropë

Zelensky falënderon Britaninë: Udhëheqja e Mbretërisë së Bashkuar frymëzon vendet e tjera

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 11:00
Volodymyr Zelensky dhe Keir Starmer

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e saj pas një fjalimi historik në kabinetin e kryeministrit britanik, Keir Starmer.

Së fundmi, Zelensky u bë lideri i parë i huaj që foli personalisht me kabinetin e Mbretërisë së Bashkuar që nga presidenti i SHBA-së Bill Clinton në vitin 1997.

Duke shkruar në X, ai tha se marrëdhënia midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Ukrainës është “shumë e rëndësishme”, shkruan skynews.

“Me çdo kapitull të kësaj lufte, bashkëpunimi ynë ofron më shumë zgjidhje për të zmbrapsur tiraninë dhe udhëheqja e Britanisë frymëzon vendet e tjera”, tha Zelensky.

“Ne nuk duhet të dobësojmë vendosmërinë tonë në të ardhmen”, shtoi ai.

“I jam mirënjohës Mbretërisë së Bashkuar për të gjithë mbështetjen e Ukrainës dhe ukrainasve, dhe kryeministrit Keir Starmer për negociatat tona thelbësore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat