Rusia ‘teston taktikat e reja’, nis sulmin e peste me dronë në Ukrainë

Evropë

Rusia ‘teston taktikat e reja’, nis sulmin e peste me dronë në Ukrainë

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Rusia ka nisur sulmin e saj të pestë me dron në Kiev në dy javë, sipas ushtrisë së Ukrainës.

Sistemet e mbrojtjes ajrore shkatërruan të gjitha armët përpara se të arrinin në kryeqytetin ukrainas.

“Këto sulme sistematike… me dronë, dëshmojnë edhe një herë se pushtuesi po kërkon në mënyrë aktive një mundësi për të goditur Kievin. Ata po testojnë taktika të reja, po kërkojnë rrugë të reja afrimi drejt kryeqytetit, duke u përpjekur të ekspozojnë vendndodhjen e mbrojtjes sonë ajrore.” tha Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit.

Forca ajrore e Ukrainës tha se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore shkatërruan 35 nga 39 dronë dhe dy raketa lundrimi që Rusia kishte lëshuar gjatë natës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat