Serbia pret të ardhura miliarda euroshe kurse Bashkimi Evropian shpreson të pakësojë varësinë nga Kina. BE-ja dhe Serbia do të bashkëpunojnë për shfrytëzimin e një nga depozitave më të mëdha të litiumit në Evropë.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe nënpresidenti i Komisionit të BE-së, Maros Sefcoviq me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq nënshkruan në Beograd një marrëveshje bashkëpunimi për shfrytëzimin e lëndëve të para dhe për prodhimin e baterive, veçanërisht për veturat elektrike.
Ndaj kësaj marrëveshje ka reaguar eksperti austriak, Florian Bieber, i cili pohoi se Gjermania dhe Bashkimi Evropian shkëmbyen demokracinë, sundimin e ligjit dhe perspektivën e BE-së për Ballkanin për litium.
Today, the EU and Germany exchanged democracy, rule of law & EU perspective for the Balkans for lithium. There are no independent institutions or media with national reach, no space for critical civil society in Serbia. 1/3
— Florian Bieber (@fbieber) July 19, 2024
Ai më tutje pohoi se më “nuk ka institucione apo media të pavarura me shtrirje kombëtare, nuk ka hapësirë për shoqërinë civile kritike në Serbi”.
Sipas njohësit të Ballkanit, zgjerimi i Bashkimit Evropian ka vdekur me një qasje të tillë të vetë evropianëve.
“Kështu, nuk ka asnjë garanci se projekti i minierave do të jetë në përputhje me standardet serbe (për të mos përmendur BE-në). Protestat masive ndaluan përpjekjen e parë në vitin 2021. Tani BE-ja dhe Gjermania po mbështesin hapur projektin pas mashtrimit zgjedhor dhe përkeqësimit të shtetit ligjor. Mesazhi do të dëgjohet në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Një marrëveshje që i shërben BE-së është më e rëndësishme se vlerat. Me një qasje të tillë, zgjerimi i BE-së ka vdekur”, deklaroi Bieber.
Ndryshe, kjo marrëveshje do të mundësojë nxjerrjen litiumit, një metali i rrallë dhe jashtëzakonisht i kërkuar, nga një minierë në Luginën e Jadarit në Serbinë Perëndimore.
Edhe Kina bëri përpjekjepër të shfrytëzuar rezervat në Serbi, madje presidenti Xi Jinping ishte për vizitë në Beograd në muajin maj. Fakti që mundësia për shfrytëzimin e rezervave të litiumit iu dha evropianëve, konsiderohet nga pala gjermane si sukses i madh, sepse ky projekt mund të shërbejë ndoshta si shembull për projekte të tjera për lëndët e para.