Një tjetër rast i rëndë ka ndodhur në Itali, ku prindërit kanë harruar vajzën e tyre në makinë nën temperatura të larta.
Ngjarja ka ndodhur në Venecia, ku për paspjë një vajzë 1 vjeçare ka ndërruar jetë pasi babai i saj e harroi në makinë për disa orë.
Kur burri u kthye aty ku kishte parkuar, e kuptoi tragjedinë dhe kërkoi ndihmë, por vogëlushja nuk ia doli dot edhe pse u dërgua në urgjencë me shpejtësi.
Ky është rasti i dymbëdhjetë në Itali në 26 vitet e fundit që një fëmijë vdes për shkak se harrohet në makinë.