Gjenerali i lartë i NATO-s vlerëson “strategjinë e shkëlqyeshme” të Ukrainës në luftë

Evropë

Gjenerali i lartë i NATO-s vlerëson “strategjinë e shkëlqyeshme” të Ukrainës në luftë

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 23:25
Gjenerali i lartë i NATO-s vlerëson “strategjinë e shkëlqyeshme” të Ukrainës në luftë

Megjithëse forcat ukrainase po largohen ngadalë nga disa vende përgjatë frontit, strategjia e përgjithshme ushtarake e vendit është e mirë, ka thënë Christopher Cavoli, gjenerali më i lartë i NATO-s, gjatë Forumit të Sigurisë në Aspen, shkruan Politico.

“Ukrainasit në këto muajt e fundit janë fokusuar në mbrojtjen e asaj që kanë në lindje, duke i mohuar Rusisë përdorimin e lirë të Krimesë dhe Ukrainës jugore për të sulmuar pjesën tjetër të Ukrainës, duke ruajtur hyrjen në Detin e Zi dhe duke gjeneruar forcë”, ka thënë gjenerali amerikan.

“Mendoj se ata kanë strategji të shkëlqyer. Pjesa kryesore është gjenerimi i forcës”, ka shtuar Cavoli në një fjalim në konferencën e sigurisë dhe politikës së jashtme të SHBA-së.

Për të fituar, një vend duhet të jetë në gjendje të gjenerojë forcë – duke kuptuar se si të përdorë më mirë njerëzit, stërvitjen dhe armët – dhe Ukraina i ka këto, sipas Cavolit.

“Duhet të kesh armë; duhet të kesh njerëz, duhet t’i stërvitësh. Pajisjet varen kryesisht nga ne dhe mendoj se kjo po ecën mirë”, u shpreh gjenerali, duke iu referuar paketës së ndihmës ushtarake të SHBA-së prej 61 miliardë dollarësh të miratuar në prill pas muajsh vonese. Forcat ukrainase tani kanë rritje të dërgesave të armëve dhe municioneve.

Ukraina është përgjegjëse për të pasur sa më shumë njerëz në luftë dhe situata atje po përmirësohet pasi parlamenti miratoi ligjin e mobilizimit në prill. Legjislacioni i ri detyron burrat ukrainas të moshës 25-60 vjeç të regjistroheshin në zyrat e rekrutimit në Ukrainë dhe jashtë saj.

“Ukraina ka sfida në mënyrën se si përdor njerëzit. Ka një grup njerëzish që duhet të punojnë në fabrika, fusha dhe në luftime ushtarake. Është detyrë e qeverisë ukrainase të kuptojë se cili është ai bilanc. Së fundmi ata e kanë zgjatur moshën e rekrutimit, po sjellin njerëz në moshë mjaft të mirë”, ka thënë Cavoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat