Shtatë persona janë lënduar pasi një varkë turistike u përfshi nga flakët në Mamais në provincën Mugla në Turqinë jugperëndimore.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, në bord ndodheshin 110 persona.
7 lënduarit u dërguan në spitalin më të afërt, ndërsa mësohet se 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas një hetimi, zjarri ka rënë në motorin e anijes, ndërsa pronari dhe kapiteni janë ndaluar nga policia.