Përplasje e ashpër në Parlamentin Evropian/ Eurodeputetja polake kërcënon Von der Leyen: Duhet të jesh në burg

Evropë

Përplasje e ashpër në Parlamentin Evropian/ Eurodeputetja polake kërcënon Von der Leyen: Duhet të jesh në burg

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 11:17
Eurodeputetja polake e ekstremit të djathtë Ewa Zajaczowska

Një ngjarje aspak e këndshme është raportuar dje në Parlamentin Europian, pak para nisjes së votimit për zgjedhjen e presidentit të Komisionit Europian.

Eurodeputetja polake e ekstremit të djathtë Ewa Zajaczowska, sulmoi verbalisht Ursula von der Leyen duke i thënë asaj, se “me atë që ka bërë, ajo duhet të ishte në burg dhe jo në krye të Komisionit.”

“Zonja Von der Leyen është koha që dikush t’ju tregojë në sy se çfarë mendojnë shumica dërrmuese e qytetarëve për ju. Ju po shkatërroni ekonominë evropiane, dhe e çoni Evropën në gropë.

Ju jeni imazhi i çmendurisë klimatike, e cila po na shtyn ne europianët të bëhemi gjithnjë e më të varfër.

Si mund të mos keni turp të promovoni diçka të tillë si Pakti i Emigracionit, i cili bën që miliona gra dhe fëmijë të ndihen të kërcënuar në qytetet e tyre? Ju jeni përgjegjëse për çdo përdhunim, çdo sulm dhe çdo tragjedi të shkaktuar nga emigrantët e paligjshëm, sepse jeni ajo që po ftoni këta njerëz në Europë. Dhe për atë që keni bërë, duhet të shkoni në burg dhe jo në Komisionin Evropian”.

“A e dini se çfarë mendojmë për Marrëveshjen tuaj të Gjelbër Evropiane? A e dini se çfarë mendojmë për Paktin e Emigracionit?!” tha ajo.

Në atë moment ndërhyri Roberta Metsola, e cila tentoi ta ndërpresë duke i thënë se koha e saj kishte mbaruar, ndërsa Von der Leyen e shikonte duke qeshur, aspak e shqetësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat