Preludi i takimit mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz nuk mund të ishte më i keq për Vuçiqin.
Pritje ceremoniale, tapet i kuq dhe roje nderi në aeroport. Kamerat televizive u ndezën për të kapur momentin e mbërritjes së Scholz. Por, i ftuari nuk zbriti nga makina, derisa nikoqiri u mërzit.
Kështu është krijuar ‘kurthi’ në të cilën ka rënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Siç tregon një video e shpërndarë në rrjetet sociale nga nënkryetarja e SSP-së, Marinika Tepiq, Vuçiq qëndron për një kohë të gjatë para makinës në të cilën ndodhet Scholz, por gjermani nuk del nga limuzina. Një minutë. Dy minuta. Tre minuta. Dhe Vuçiqin e pushton ngadalë nervozizmi dhe në fund lëshon një koment:
“Sikur dikush të më tregonte se çfarë po presin tani!”.
“Mikrofoni i RTS rastësisht e ka kapur Vuçiqin e tharbët se si po pret tre minuta para derës së veturës së Scholz-it. Ndërsa nga deklarata asgjë, kot i ka ngrehur mediat. Scholz aterroi ia dha dorën dhe hyri në veturë! Ai mbeti, po pret të nisen, së paku t’ia bëjë me dorë. Dhe në fund thotë: sikur dikush të më tregonte çfarë po presin tani!”, tha Tepiq, e cila shpërndau momentin e sikletshëm.
Mikrofon RTS-a slučajno uhvatio Vučića kiselog što tri minuta stoji kao vratar pored Šolcovih kola!
— Marinika Tepić (@MarinikaTepic) July 18, 2024
A izjave ništa, džaba dovlačio medije.
Šolc sleteo,rukovao se i ušao u kola!
On ostao, čeka da krenu bar da mahne.
I na kraju nervozan kaže: kad bi mi neko objasnio šta sad čekaju! pic.twitter.com/uJrZZPfsSG