Ministria greke e Kulturës ka urdhëruar mbylljen e Akropolit – atraksionit më të madh kulturor të vendit – për disa orë gjatë mesditës, derisa autoritetet lokale kanë paralajmëruar kushte të skajshme në mbarë vendin për shkak të valës së madhe të të nxehtit, raporton Associated Press.
Moti i nxehtë ka përfshirë tërë Kontinentin e Vjetër.
Meteorologët kanë thënë se ajri i nxehtë nga Afrika pritet ta “përvëlojë” Greqinë edhe disa ditë dhe së paku deri të dielën, me valën e të nxehtit që pritet të arrijë kulmin të mërkurën dhe të enjten, me temperaturat që do të shkojnë derisa në 43 shkallë Celsius.
Autoritetet kanë mbyllur Akropolin e famshëm prej drekës deri në pesë të pasdites, derisa komunave u është kërkuar që hapësirat me kondicionerë të ajrit t’u lejohen edhe qytetarëve për t’u freskuar.
Qytetarët janë paralajmëruar që t’i shmangen ekspozimit të diellit gjatë pjesëve më të nxehta të ditës dhe të pinë sa më shumë ujë.
Turistët që shpresonin tempullin e Panteonit në majën e Akropolit kanë pritur në radhë në orët e paradites për t’iu shmangut zhegut të madh të mesditës, derisa Kryqi i Kuq ka ofruar shishe me ujë të freskët dhe broshura informative për turistët në radhë.
“Kryem punë dhe ikëm shpejt, dhe tani po shkojmë diku ku ka kondicioner ajri dhe të marrim pak frymë dhe ta gëzojmë ditën” – ka thënë Toby Dunlap, që po kishte ardhur nga Pennsylvania dhe porsa e kishte bërë xhiron nëpër Akropol, raporton AP.
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Moti i nxehtë po e “përvëlon” Evropën Jugore
Naser Sertolli
17.7.2024 - 23:49
Informohu sigurtë, bëhu pjesë e kanalit tonë në Viber
Prano hulumtimet dhe lajmet e fundit me mesazh!
Ministria greke e Kulturës ka urdhëruar mbylljen e Akropolit – atraksionit më të madh kulturor të vendit – për disa orë gjatë mesditës, derisa autoritetet lokale kanë paralajmëruar kushte të skajshme në mbarë vendin për shkak të valës së madhe të të nxehtit, raporton Associated Press.
Moti i nxehtë ka përfshirë tërë Kontinentin e Vjetër.
Meteorologët kanë thënë se ajri i nxehtë nga Afrika pritet ta “përvëlojë” Greqinë edhe disa ditë dhe së paku deri të dielën, me valën e të nxehtit që pritet të arrijë kulmin të mërkurën dhe të enjten, me temperaturat që do të shkojnë derisa në 43 shkallë Celsius.
Autoritetet kanë mbyllur Akropolin e famshëm prej drekës deri në pesë të pasdites, derisa komunave u është kërkuar që hapësirat me kondicionerë të ajrit t’u lejohen edhe qytetarëve për t’u freskuar.
Qytetarët janë paralajmëruar që t’i shmangen ekspozimit të diellit gjatë pjesëve më të nxehta të ditës dhe të pinë sa më shumë ujë.
Turistët që shpresonin tempullin e Panteonit në majën e Akropolit kanë pritur në radhë në orët e paradites për t’iu shmangut zhegut të madh të mesditës, derisa Kryqi i Kuq ka ofruar shishe me ujë të freskët dhe broshura informative për turistët në radhë.
“Kryem punë dhe ikëm shpejt, dhe tani po shkojmë diku ku ka kondicioner ajri dhe të marrim pak frymë dhe ta gëzojmë ditën” – ka thënë Toby Dunlap, që po kishte ardhur nga Pennsylvania dhe porsa e kishte bërë xhiron nëpër Akropol, raporton AP.
“Por atje është zheg i madh, përnjëmend e kam. Nëse nuk jeni të përgatitur, do të djersiteni qull”.
Një tjetër vizitor, Jordan Liley, nga Newcastle në Britani të Madhe, iu bashkua radhës për ta vizituar zonën kulturore para se të mbyllej në mesditë.
“Nuk qëndrova as dhjetë minuta dhe desh u dogja prej vapës. Madje edhe pas vetëm dhjetë minutash, ndjeva vapën”.
Shqipëria shkurton orarin e punës
Në Shqipëri, vapa ka detyruar Qeverinë që të rishikojë orarin e punës për shërbyesit civilë, duke e bërë më të lehtë për të punuar nga shtëpia.
Në Itali, autoritetet e kanë shtuar Palermon në Sicili në listën e 13 qyteteve me alarm të vapës së madhe derisa krejt gadishulli italian është kapluar nga e njëjta valë. Lista pritet të bëhet me 14 qytete të enjten, pasi do të shtohet edhe qyteti verior Bolzano.
Në Veronë, ku temperaturat kanë shkuar në 35 shkallë Celsius, shatërvanët në parqe publike janë përdorur për t’i spërkatur kalimtarët gjatë orëve të vonshme të pasditeve. Turistët janë këshilluar t’i përdorin sa më shumë burimet publike të ujit. Me broshura, pleqve u është rekomanduar të rrinë në shtëpi gjatë orëve të nxehta të ditës dhe një linjë 24-orëshe është krijuar veçmas për raste emergjencash, kanë raportuar mediat lokale, raporton AP.
Lufta me flakët e zjarreve
Kushtet e nxehta dhe të thata kanë shkaktuar edhe zjarre.
Zjarrfikësit dhe aeroplanët kanë luftuar me vatrat e zjarrit në disa vende në Greqi, përfshirë edhe një vatër të madhe në një pyll pishash në Korinth në Greqinë jugore.
Matanë kufirit verior, në Maqedoninë e Veriut, autoritetet kanë pasur telashe t’i lokalizonin vatrat e zjarreve në 24 orët e fundit.
Një vatër e madhe zjarri është përhapur në një distancë prej rreth 30 kilometrash. Fluturake për shuarjen e zjarreve nga Serbia, Mali i Zi, Kroacia, Rumania dhe Turqia janë angazhuar pas thirrjes së Qeverisë maqedonase për ndihmë.
Qeveria ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare njëmuajshe për të reduktuar rreziqet nga zjarret, derisa masat përfshijnë edhe ndalimin e qasjes në zona pyjore.
Në Turqinë perëndimore, zjarrfikësit – të ndihmuar prej një numri fluturakësh që hedhin ujë – ia kanë dalë ta lokalizojnë zjarrin afër qytezës Bergama disa orë pas ndezjes së tij. Zjarri, që përhapej shpejt prej erërave të forta, nuk dihet ende se si u shkaktua.
Stambolli, komuna më e madhe e Turqisë, ka ngritur të martën shkallën e paralajmërimit nga vapa, duke theksuar se temperaturat do të ngrihen ndërmjet 3 dhe 6 shkallë Celsius mbi normat mesatare të së njëjtës periudhë kohore deri më 28 korrik./AP.