Situata me zjarret në Greqi vazhdon të mbetet problematike.
Për shkak të përhapjes së vatrave të zjarrit që kanë shpërthyer nga ana greke e kufirit, Ministria e Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se, ka mbyllur pikën kufitare “Bogorodica”.
“Pas shuarjes së zjarrit do të mundësohet sërish lëvizja përmes kësaj pike kufitare. Apelojmë qytetarët të mos drejtohen në këtë vendkalim kufitar derisa të bëhet e ditur se zjarri është shuar dhe qarkullimi është normalizuar”, thuhet në njoftimin e MPB-së për qytetarët.
Ndërkohë mediat greke raportojnë se në operacionin për shuarjen e flakëve në zonat në Greqi janë angazhuar, 120 zjarrfikëse, pesë njësi këmbësorie, 32 automjete dhe 13 avionë si edhe 6 helikopterë.