Detaje të reja për atentatin ndaj Gjukanoviq/ Pobjeda: Bëhet fjalë për një grup kriminal nga Beogradi

Evropë

Detaje të reja për atentatin ndaj Gjukanoviq/ Pobjeda: Bëhet fjalë për një grup kriminal nga Beogradi

Më: 14 korrik 2024 Në ora: 00:06
Milo Gjukanoviq

Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB) tha jozyrtarisht për Televizionin e Malit të Zi (TVCG) se kanë informacione operative rreth planeve për atentat ndaj ish-presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq .

Nga ana tjetër, nga Drejtoria e Policisë thonë se nuk janë të njohur me informacionin e publikuar sot në mediat malazeze.

Theksojmë se ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, si dhe disa zyrtarë ndërkombëtarë nga komuniteti i inteligjencës, nuk e kanë njoftuar Drejtorinë e Policisë se një grup i organizuar kriminal nga një shtet fqinj dyshohet se po planifikonte të kryente një atentat, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë së një shteti tjetër fqinj”, njoftoi Drejtoria e policisë.

Kujtojmë se sot media malazeze Pobjeda bëri të ditur informacionin se një grup i organizuar kriminal nga Beogradi me degë të forta në Bosnje-Hercegovinë dhe Tiranë po përgatiste atentatin ndaj Gjukanoviqit.

Burimi i Pobjedës nuk ka dashur të saktësojë se cili klan kriminal po e përgatiste atentatin ndaj ish-presidentit.

Kjo është një nga organizatat kriminale më të forta nga Beogradi, e njohur për organizimin e vrasjeve, e cila ka degëzuar tentakulat në të gjitha vendet e rajonit, por edhe në Evropën Perëndimore dhe Amerikën e Jugut”, thuhet në këtë shkrim.

Informacioni për përgatitjen e vrasjes së Gjukanoviqit është i besueshëm – tha një burim i Pobjeda nga kreu  i sektorit të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat