Vuçiç që do paqen në botë, Serbia do të kryejë stërvitje të përbashkëta ushtarake me Egjiptin

Evropë

Vuçiç që do paqen në botë, Serbia do të kryejë stërvitje të përbashkëta ushtarake me Egjiptin

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 17:49
Foto nga takimi

Në krah të presidentit egjiptian, Abdel Fatah El Sisi, gjatë një vizite dy ditore në Kajro, presidenti serb Aleksandër Vuçiç shprehu dëshirën për paqen në botë, teksa theksoi se vendi I tij ishte mes të paktëve që bënte publikisht një thirrje të tillë.

“Ne të dy shprehëm dëshirën tonë për paqen në botë. Ky është një budallallëk për t’u thënë dhe sot është e rrallë dhe pothuajse e ndaluar të thuhet . Janë një numër i vogël i vendesh që lejohen të bëjnë thirrje për paqe, dhe jo përhumbjen e njërës nga palët”, tha presidenti serb.

Vuçiç dhe El Sisi, nënshkruan një marrëveshje për tregtinë e lirë mes dy vendeve ndërsa njoftuan se shumë shpejt do të kishin stërvitje të përbashkëta ushtarake. “Shumë shpejt do të kemi stërvitje të përbashkëta të ushtrive serbe dhe egjiptiane, në radhë të parë të njësive tona speciale”.

Vuçiç shprehu admirim për mënyrën se si El Sisi e udhëheq vendin, duke konsideruar mjedisin në të cilin gjendet, i rrethuar nga shtete si Sudani, Libia, prania e rebelëve Houthi, Siria dhe të gjitha problemet në Gaza, Liban.

Nga ana e tij, presidenti egjiptian vlerësoi rolin e Serbisë, siç tha në forcimin e bashkëpunimit dhe stabilitetit në rajon dhe shprehu mbështetjen për nismën Ballkani i hapur.

Një ish gjeneral, El Sisi erdhi në pushtet një dekadë më parë, pasi rrëzoi nga pushteti Muhamed Mursin e Vëllazërisë Myslimane, i vetmi i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend. Grupet e të drejtave të njeriut vlerësojnë se dhjetëra mijëra njerëz përfshirë aktivistë liberalë dhe islamikë janë burgosur gjatë udhëheqjes së El Sisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat