Rrëmbehet dhe vritet vajza e mitur, arrestohet partneri i nënës

Evropë

Rrëmbehet dhe vritet vajza e mitur, arrestohet partneri i nënës

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 10:31
Burri u arrestua rreth orës 06:00 të mëngjesit dhe aktualisht ndodhet në paraburgim policor, thuhet nga xhandarmëria.

Një vajzë 6-vjeçare është rrëmbyer dhe vrarë mbrëmjen e djeshme në një pyll në Normandi nga i dashuri i nënës së saj, i cili u arrestua pas një nate në arrati.

Alarmi për rrëmbimin, i cili mobilizoi mbi njëqind xhandarë, u aktivizua rreth mesnatës, deri në orën 2:00 të mëngjesit pas gjetjes së trupit të pajetë të vajzës së vogël pranë Saint Martin de l’If, në departamentin Seine-Maritime.

Burri u arrestua rreth orës 06:00 të mëngjesit dhe aktualisht ndodhet në paraburgim policor, thuhet nga xhandarmëria.

Celya ishte zhdukur nga shtëpia e saj në Saint-Martin-de-l’If, rreth njëzet km në veri-perëndim të Rouen-it, pak para orës 18:00 të ditës së djeshme pas një sherri mes nënës së vajzës dhe partnerit të saj.

Burri, sipas rrëfimit të gruas, e kishte sulmuar me thikë dhe ajo kishte arritur të arratisej nga shtëpia, por partneri i saj kishte mbetur në shtëpi me fëmijën. Por kur oficerët arritën në shtëpi e gjetën atë bosh.

Për kërkimet u aktivizuan edhe një ekip qensh dhe një helikopter. Burri nuk ishte denoncuar asnjëherë për dhunë në familje, por sipas një burimi pranë hetimit ai ishte tashmë i njohur për drejtësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat