43-vjeçari vret ish-gruan dhe më pas veten në sy të vajzës së mitur/ Fqinjët dëgjuan ulërimat e 13-vjeçares, detajet tronditëse! Krimi ishte i paralajmëruar

Evropë

43-vjeçari vret ish-gruan dhe më pas veten në sy të vajzës së mitur/ Fqinjët dëgjuan ulërimat e 13-vjeçares, detajet tronditëse! Krimi ishte i paralajmëruar

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 10:08
Çifti

Një 43-vjeçar ka ekzekutuar me armë zjarri ish-gruan e tij dhe më pas veten në Amfilochia të Greqisë.

Sipas medias greke, dy ditë më parë viktima kishte bërë kallëzim ndaj 43-vjeçarit për dhunë dhe kërcënim në familje, por nuk ishte bërë i mundur arrestimi i tij.

Në datën 12 maj të vitit të kaluar, autori u arrestua pas denoncimit të gruas së tij, e cila ishte të larguar nga banesa pasi ai e dhunonte e fyente dhe kërcënonte.

Në atë kohë ai u shpall i pafajshëm dhe u lirua.

Në atë kohë, edhe 43-vjeçari kishte bërë padi ndaj 36-vjeçares, ku edhe ajo u shpall e pafajshme.

Sipas informacioneve të deritanishme, 43-vjeçari ka shkuar në shtëpinë e gruas në mëngjes herët duke mbajtur në dorë pushkën.

Vajza e tij 13-vjeçare, e cila e vuri re, ka bërtitur.

Qiramarrësi i katit të sipërm të shtëpisë dëgjoi zërat dhe u përpoq ta ndalonte.

Gruaja në atë moment po kthehej në shtëpi me makinën e saj. I tërbuar, ai qëlloi gruan nga xhami.

Menjëherë më pas ka shkuar pas makinës dhe ka vrarë veten.

Gjithashtu, më datë 12.05.2024, 43-vjeçari, pas ngritjes së padisë nga 36-vjeçarja, u arrestua brenda kufijve të Komisariatit për dhunë në familje, fyerje, kanosje dhe lëndim trupor. , ndërsa më pas ka bërë padi ndaj 36-vjeçares për dhunë në familje.

Dy të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë kompetente dhe më pas janë shpallur të pafajshëm gjatë shqyrtimit të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat