Një tërmet i fortë ka rënë para pak minutash në Greqi. Tërmeti ka qenë me mannitudë 4.4, ndërsa thellësia fokale ka qenë 6 kilometra.
Mediat bëjnë me dije se epiqendra ka qenë 27 kilometra nga Patra.
Përveç frikës që krijuan lëkundjet nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëme materiale.
Kujtojmë që përgajtë ditëve të fundit Greqia ka pësuar një sër lëkundjesh të forta, ku shumë nga goditjet kanë qenë në ishullin e Kretës.