Ukraina mohon akuzat e Rusisë se planifikon sulme ndaj digave energjitike

Evropë

Ukraina mohon akuzat e Rusisë se planifikon sulme ndaj digave energjitike

Më: 12 korrik 2024 Në ora: 20:22
Foto ilustrim

Ministria e Jashtme e Ukrainës hodhi poshtë pretendimet e një zyrtareje rus se po planifikonte sulme ndaj digave të energjisë së vendit, në mënyrë që të fajësonte Rusinë.

“Qëllimi i vërtetë i deklaratave të tilla nga Moska është të frikësojë shoqërinë ukrainase dhe të mashtrojë komunitetin ndërkombëtar dhe median. Nuk mund të ketë asnjë qëllim apo motiv realist që Ukraina të shkatërrojë infrastrukturën e vet ose të rrezikojë popullin e vet. Sa i përket ‘vënies së fajit mbi Rusinë’, regjimi rus po bën një punë të mirë me krimet e veta të luftës.”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha më herët se Ukraina po planifikonte të shkatërronte dy diga si “një tjetër provokim cinik kundër Rusisë”.

Zakharova, e cila nuk dha prova për pretendimet e saj, tha se Ukraina ishte “përgatitur të shkatërronte” digën e hidrocentralit të Kievit në lumin Dnipro dhe rezervuarin e Kanivit në rrjedhën e poshtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat