Katër persona kanë vdekur teksa tentonin të kalonin Kanalin Anglez për në Britaninë e Madhe nga Franca.
Roja bregdetare franceze konfirmoi vdekjet pasi një varkë u përmbys.
Ajo tha se 63 emigrantë ishin shpëtuar gjatë një përpjekjeje për kalim gjatë natës.
Vdekjet u raportuan fillimisht nga gazeta franceze La Voix Du Nord dhe transmetuesi BFM TV, i cili citoi autoritetet lokale, shkruan Sky News.