Gjykata franceze lë në fuqi urdhrin e arrestit për presidentin sirian

Evropë

Gjykata franceze lë në fuqi urdhrin e arrestit për presidentin sirian

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 06:15
Bashar al-Assad

Një gjykatë franceze mbështeti një urdhër-arresti kundër liderit të regjimit sirian Bashar al-Assad , duke e akuzuar atë për bashkëpunim në një sulm kimik të vitit 2013 në Ghouta Lindore.

Gjykata e Apelit e Parisit hodhi poshtë një kërkesë të Prokurorisë Kombëtare të Anti-Terrorizmit të Francës (PNAT) për të anuluar urdhrin, i cili argumentonte se Assad ka imunitet gjyqësor.

“Ndalimi i përdorimit të armëve kimike është pjesë e së drejtës ndërkombëtare zakonore si rregull i detyrueshëm dhe krimet ndërkombëtare që gjykojnë gjyqtarët nuk mund të konsiderohen si pjesë e detyrave zyrtare të një kreu shteti. Kështu ato mund të ndahen nga sovraniteti që i lidhet natyrshëm këtyre detyrave”, kështu që urdhri i arrestit mbetet i vlefshëm, tha gjykata në një deklaratë.

Tashmë çështja do t’i kthehet gjyqtarëve hetues, ndërsa prokuroria ka pesë ditë kohë për të ankimuar në Gjykatën e Kasacionit.

Në nëntor 2023, një urdhër arresti u lëshua kundër Assadit, duke e akuzuar atë për bashkëpunim në krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në lidhje me sulmin kimik të vitit 2013.

Vëllai i Asadit, Maher al-Assad , komandant i Divizionit të Katërt të Ushtrisë Siriane, dhe një gjeneral i regjimit gjithashtu përballen me urdhër-arrest.

Më 21 gusht 2013, qeveria siriane përdori armë kimike në Ghouta Lindore, duke vrarë më shumë se 1,400 civilë. Në vitin 2018, Ghouta Lindore përjetoi bllokadën më të ashpër të qeverisë siriane dhe përdorimin më të gjerë të armëve. Opozita u detyrua të evakuohej në prill 2018, sipas një marrëveshjeje shtrënguese me Damaskun dhe Rusinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat