Medvedev: Zgjidhja e krizës në Ukrainë është e pamundur pa tërheqjen e sanksioneve ndaj Rusisë

Evropë

Medvedev: Zgjidhja e krizës në Ukrainë është e pamundur pa tërheqjen e sanksioneve ndaj Rusisë

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 17:55
Dmitry Medvedev

Moska kërkon heqjen e sanksioneve si një kusht për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

Këtë e deklaroi zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev, i cili tha se zgjidhja e krizës “është e pamundur pa heqjen e të gjitha sanksioneve kundër Federatës Ruse”.

“Ne duhet të llogarisim domosdoshmërisht të gjithë dëmin real të shkaktuar në ekonominë tonë, për qytetarët rusë, për kompanitë ruse, si dhe fitimet e humbura që vijnë nga kufizimet në aktivitetin ekonomik, dhe në të ardhmen pretendimet për dëmshpërblim do të paraqiten si në vendin tonë ashtu edhe në ato të huaja”, theksoi Medvedev.

Pak ditë më parë, BE njoftoi një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë. Sanksionet kanë vënë në shënjestër flotën e cisternave që dyshohet se përdoret nga Moska të transportojë gaz natyror të lëngshëm nëpër Evropë. Blloku evropian gjithashtu njoftoi se ekziston një plan për përdorimin e fondeve të ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat