Dialogu me komunitetet e besimit dhe përvjedhja e abuzimeve të mundshme nga ideologjitë ekstremiste!

Evropë

Dialogu me komunitetet e besimit dhe përvjedhja e abuzimeve të mundshme nga ideologjitë ekstremiste!

Nga: H.R Më: 26 qershor 2024 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Ka shumë njerëz me vlera humaniste, të cilët në të njëjtën kohë kanë edhe pikëpamje fetare për jetën. Humanizmi si trashëgimi kulturore shtrihet shumë larg dhe i ka rrënjët tij në antikitet.

Prandaj, dialogu dhe bashkëpunimi me komunitetet e besimit dhe besimtarët është i rëndësishëm për të mbrojtë të drejtat e njeriut, atëherë kur lidhjet ndërmjet politikës dhe fesë bëhen tepër të ngushta!

 Këshilli Bashkëpunues për Komunitetet Fetare dhe Besimtare (STL) në Norvegji organizoi kohët e fundit një konferencën vjetore për dialogun me besimet fetare. Më poshtë në tekst shpalosen mendimet e disa ekspertëve të shquar me këndvështrimet dhe përvojat e tyre.

Atëherë, çfarë mund të arrihet me dialog fetar për pikëpamjet jetësore?

Synimi i konferencës ishte të përparohet mendimi se si fetë dhe komunitetet për pikëpamjen e  jetës mund të punojnë bashkarisht për të promovuar paqen, demokracinë dhe të drejtat e njeriut!  Ishte prezentimi i Trond Enger, i cili është sekretar i përgjithshëm i Shoqatës Humane-Etike dhe kryetar i STL.

E ftuar nderi në konferencë  ishte edhe Azza Karam, profesoreshë, muslimane dhe sekretare e përgjithshme e feve për paqe. Ajo vuri në dukje se shumica dërrmuese e popullsisë së botës ndjen një ndjenjë përkatësie ndaj një besimi.

Problematike është nëse dominon vetëm një fe me lidhje të ngushta me politikën! U desht shumë kohë para se kjo qështje të zbutej në Europë, tha Azza Karam.

Megjithatë, ajo paralajmëron për një rritje të udhëheqësve politikë, të cilët përdorin fenë për të promovuar interesa që rëndojnë në kurriz të të drejtave të njeriut. Shumë udhëheqës fetarë dhe politikë, në fakt kanë të njëjtën axhendë që të përfitojnë nga njëri-tjetri. Kjo vërehet  vetëm në shoqëritë që nuk praktikojnë ndryshimet, pra aty edhe lind problemi sepse favorizohet një fe.

 Dialogu ndërmjet liderëve fetarë përherë zbutë konfliktet, por në të njëjtën kohë edhe zvogëlon mundësinë e terrorizmit.

Duke qenë se disa liderë fetarë mund të jenë shumë selektivë kur bëhet fjalë për të drejtat e njeriut, A. Karam bën thirrje dhe pyet liderët fetarë, se si qëndrojnë ata në lidhje me të drejtat e grave dhe personave të lindur ndryshe, gjegjësish personave LGBT?

Një status i ndershëm i tyre,  se ku  qëndrojnë në këtë realitet, ndikon të punojmë së bashku për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e të gjithë njerëzve pa dallim. Edhe pse jemi të ndryshëm, bashkëpunimi është e vetmja mundësi për të mbrojtur këto të drejta njerëzore.

- Baskëpunimi i besueshëm nuk mund të blihet apo të përcaktohet, ai duhet të ndërtohet me kalimin e kohës, tha Sturla Stålsett, profesore në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë MF.

Ajo thekson, se dialogu nuk zëvendëson mosmarrëveshjet, por afron hapësirë ​​për njohje dhe shkëmbim të këndvështrimeve. Kjo ide u mbështet edhe nga Lars Laird Iversen, profesor i asociuar në kolegjin shkencor MF.

- Në dialog nuk bëhet fjalë për të fituar apo për të bindur dikë, tha Iversen, përderisa ai beson se qëllimi i dialogut është të krijojmë një hapësirë ​​për të mësuar dhe për të njohë  njëri-tjetrin edhe më mirë dhe  për të praktikua hapjen.

Por në të njëjtën kohë, të gjithë nuk duhet të ftohen në dialog, thekson Didrik Søderlind dhe vazhdon me bindjen se dialogu për disa duhet  të kufizohet.

Didrik është një këshilltar filozofie në Shoqatën Humane-Etike, ai  ka përcjellë  për shumë vite, mjedise ekstreme antihumaniste me teori konspirative në politikë dhe në filozofi. Ai mendon se, ne duhet të jemi të vetëdijshëm për kufijtë e dialogut, aty ku  përballemi me grupe dhe ideologji ekstremiste.

Në një shoqëri të larmishme dhe mendjehapur, është thelbësore të kemi një dialog të mirë fetar dhe ideologjik. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm për kufijtë e dialogut kur përballemi me këto grupe dhe ideologji ekstremiste, këshillon Didrik Søderlind.

Këshilltari i filozofisë në Shoqatën Humane-Etike ishte ndër ekspertët që ndau perspektivat dhe përvojat në konferencën vjetore të Këshillit Bashkëpunues për Besimin dhe Filozofinë (STL), me temë besimin dhe dialogun filozofik.

STL është një organizatë dialogu dhe interesi që përfaqëson gjithsej 15 komunitete të ndryshme besimi në Norvegji.

Në konferencën e këtij viti, pati një marrëveshje të gjerë për rolin e rëndësishëm të dialogut në krijimin e mirëkuptimit, promovimit të respektit dhe ndërtimit të besimit midis komuniteteve të ndryshme të besimit dhe pikëpamjeve humaniste  jetësore. Megjithatë, Søderlind u sfidua, nëse ka ndonjë grup me të cilin nuk duhet të hyjë fare në dialog.

- Përgjigja për këtë ishte me një po të madhe, kur tha se dialogu nuk është për të gjithë…) Për shumë vite, Søderlind ka ndjekur qarqe ekstreme, antihumaniste dhe teorike konspirative si brenda politikës ashtu edhe mbrenda këndvështrimit për jetën dhe humanizmin. Ai na kujton se duhet të jemi të kujdesshëm për normalizimin e ideve që bazohen në gënjeshtra apo ideologji ekstreme.

- Shumë nga ata pretendojnë se gjithmonë duhet t'i takosh fjalët me fjalë dhe të luftosh idetë e këqija me ide më të mira. Por një dihet se shumica prej nesh, kryesisht lidhemi vetëm me veprime të njerëzve normal. Ne nuk jemi të përgatitur që dikush në mënyrë cinike të na gënjejë në fytyrë.

Søderlind beson se është një iluzion që të gjithë duhet të takohemi, përderisa është e rëndësishme të pranohet fakti se puna e dialogut ka kufij ndaj cinikëve në fjalë!

- Merrni si shembull mohuesit e holokaustit, kur ata thonë se duhet të përballemi me fjalë dhe ide përmes dialogut, por kjo nuk është bënë asnjëherë në praktikë…) Është një betejë që ata tashmë ishte dasht ta kishin bë shumë më  heret, prandaj kështu vetëm sa abuzojnë me dialogun.

Ai vuri në dukje se gënjeshtra është një strategji e shpeshtë dhe e qëllimshme për të tërhequr vëmendjen për normalizimin e ideve ekstreme ose teorive konspirative. Me kalimin e viteve, Søderlind ka parë një zhvillim të frikshëm nga shumë njerëz të cilët mësojnë të përdorin mjete retorike dhe mediume pikërisht për këto qëllime.

- Pra, qëllimi i tyre është të normalizojnë një ide ekstreme dhe ta vendosin atë në të njëjtën linjë me të gjitha idetë e tjera humane. Unë e dua dialogun për jetën dhe mendoj se është shumë i rëndësishëm, por kur merresh me dialog duhet të jesh i vetëdijshëm se ai edhe mund të abuzohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat