Farage: Zelensky të kërkojë pakt të paqes ose s’do t’i mbetet asnjë i ri

Evropë

Farage: Zelensky të kërkojë pakt të paqes ose s’do t’i mbetet asnjë i ri

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 11:53
Farage: Zelensky të kërkojë pakt të paqes ose s’do t’i mbetet asnjë i ri

Kryetari i partisë “Reformo Mbretërinë e Bashkuar”, Nigel Farage, i ka bërë thirrje presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, që të kërkojë marrëveshje të paqes me Rusinë, “në të kundërtën, nuk do të mbetet asnjë djalë i ri në Ukrainë”.

Farage, i cili më parë është kritikuar për sugjerimin se Perëndimi e kishte provokuar agresionin rus kundër Ukrainës, tha se është koha që presidenti ukrainas ta rimendojë qëllimin për ta rimarrë tërë territorin e humbur nga pushtimi rus, sepse një mision i tillë do të jetë “në mënyrë të pabesueshme i vështirë”, raporton gazeta “The Guardian”.

Politikani britanik i bëri këto komente përderisa po fliste me gazetarë të gazetave “Times” dhe “Daily Mail” gjatë një udhëtimi në Kanalin Anglez për ta vënë në pah numrin e kalimeve me barka të vogla. Një politikan tjetër i së njëjtës parti, Julian Malins, kandidat për Salisbury, ishte kundërshtuar me brohoritje, pasi u kishte thënë votuesve lokalë se presidenti rus, Vladimir Putin, “dukej shumë i mirë”.

Malins ishte pyetur nëse partia “Reformo Mbretërinë e Bashkuar” do ta vazhdonte mbështetjen ndaj Ukrainës, siç kanë bërë kryeministri Rishi Sunak e ish-kryeministri Boris Johnson, i cili mban lidhje me Zelenskyn edhe pas largimit nga pushteti.

Lufta nuk ka të bëjë, siç kishte, me ndëshkimin ose në njëfarë mënyre shtypjen e mijëra burrave të rinj me tanke ose hedhjen e tyre në erë, për shkak se një person merr pikëpamje me të cilat ju nuk pajtoheni. Unë në të vërtetë jam takuar me Putinin dhe kisha një bisedë 10-minutëshe me të dhe ai dukej shumë i mirë” – kishte thënë Malinsi.

Përderisa Farage ka theksuar se nuk i pëlqen Putini dhe e kundërshton pushtimin e Ukrainës, ai është kritikuar për shprehjen e një narrative që është parë si mbështetje për presidentin rus. Ai gjithashtu e ka kritikuar ish-kryeministrin Johnson për refuzimin e mundësisë për një marrëveshje të paqes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat