Sekretari i ri i Përgjithshëm i KiE: Prioriteti kryesor është Ukraina

Evropë

Sekretari i ri i Përgjithshëm i KiE: Prioriteti kryesor është Ukraina

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 06:48
Alain Berset

Sekretari i Përgjithshëm i sapozgjedhur i Këshillit të Evropës, Alain Berset, ka thënë se prioritet i tij do të jetë Ukraina dhe të gjitha nismat ndërkombëtare që lidhen me mbështetjen dhe mbrojtjen e saj.

Menjëherë pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve për organizatën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, Berset bëri deklaratën e tij të parë publike.

“Prioriteti ynë kryesor — dhe ne të gjithë e kuptojmë pse — është Ukraina. Dhe kur flasim për Ukrainën, ne po flasim jo vetëm për vendin, ne po flasim për ukrainasit. Ne po flasim për fëmijët e tyre dhe Këshilli i Evropës është i përfshirë në mënyrë shumë aktive në të gjitha këto çështje”, tha Berset.

Ai shprehu synimin e tij për zgjerimin e aktiviteteve dhe diskutimin sa më të shpejtë në nivel të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe Komitetit të Ministrave dhe përgatitjen e propozimeve për të gjitha aspektet aktuale dhe të ardhshme të mbështetjes.

Ne duhet të veprojmë shpejt si në lidhje me mekanizmin e kompensimit dhe Regjistrin e Dëmeve, ashtu edhe në lidhje me forcimin e mbrojtjes së Ukrainës. Ne jemi të vetëdijshëm se duhet të respektojmë detyrimet tona dhe unë premtoj të jemi të përkushtuar ndaj kësaj kauze,” tha Berset.

Ish-presidenti zviceran Alain Berset do të drejtojë Këshillin e Evropës për pesë vitet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat