Dhunoi barbarisht partneren se nuk pranonte ndarjen, e pëson keq gazetari i njohur

Evropë

Dhunoi barbarisht partneren se nuk pranonte ndarjen, e pëson keq gazetari i njohur

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 19:43
Foto ilustrim

Një gazetar i njohur është arrestuar në Greqi pasi akuzohet se ka dhunuar barbarisht partneren e tij. Mediat fqinje bëjnë me dije se në pranga ka rënë gazetari i ERT, i cili ka dhunuar partneren e tij, që njëkohësisht është edhe kolege e tij, pasi ushtrojnë të njëjtin profesion.

E reja ka shkuar në komisariat, ku ka denoncuar edhe dhunën fizike dhe psikologjike. Gazetari, i cili u arrestua në zonën e Pireut, dyshohet se ka rrahur ashpër partneren e tij në orët e para të së hënës, kur ajo i ka thënë të ndahen.

Reagimi i tij ishte i dhunshëm dhe ai filloi ta godiste me grusht në fytyrë. Gruaja ka lëndime të rënda, frakturë në fytyrë dhe ka bërë padi në Departamentin për Ballafaqim me Dhunën në Familje në Omonia.

Gruaja fillimisht ka shkuar në spital dhe prej andej, pasi ka marrë një vërtetim për plagët e saj, ka shkuar në repartin në Omonia dhe ka bërë padi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat