Shumë vonë për të ndaluar Luftën e Tretë Botërore, mendon historiani ushtarak Richard Overy!

Evropë

Shumë vonë për të ndaluar Luftën e Tretë Botërore, mendon historiani ushtarak Richard Overy!

Nga: H.R Më: 25 qershor 2024 Në ora: 12:18
Richard Overy është Profesor i historisë, ka të shkruara një numër librash mbi Luftën e Dytë Botërore dhe Gjermaninë naziste.

Lufta e Ukrainës dhe ajo e Gazës i dhanë fund brutal të ardhmes optimiste që karakterizonte dekadat e pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Historiani britanik Richard Overy, i cili njëherit është profesor emeritus në Universitetin e Exeter, përshkruan një pamje të zymtë për të ardhmen në kronikën;

"Pse është tepër vonë për të ndaluar luftën e tretë botërore"?

Në kronikën e cila është publikuar në The Telegraph, historiani paraqet tre skenarë se si mund të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore.

-Skenari i parë është; kur Irani deklaron se ka zhvilluar armë bërthamore dhe në të njëjtën kohë kërcënon se do t'i përdorë ato kundër Izraelit. Izraeli merr mbështetje nga amerikanët, ndërsa Irani merr mbështetje nga Rusia, Kina dhe Koreja e Veriut.

Lufta e Tretë Botërore shpërthen me armë bërthamore të cilat hudhen kundër njëri-tjetrit, shkruan Overy.

-Skenari i dytë është; kur Kina pushton Tajvanin dhe SHBA-ja ndërhyn për të ndihmuar kombin ishullor.

Palët gjuajnë armë bërthamore taktike në forcat e armatosura të njëra-tjetrës. Rusia dhe Koreja e Veriut janë aleat me Kinën. Rusët paralajmërojnë Evropën të mos ndërhyjë. Konflikti vazhdon të përshkallëzohet.

SHBA ka deklaruar disa herë se do t'i vijë në ndihmë Tajvanit nëse shteti ishull pushtohet nga Kina. Kongresi amerikan madje ka miratuar një ligj në vitet 1970 dhe kërkon që SHBA të ndihmojë Tajvanin në rast të një pushtimi.

-Skenari i tretë; bazohet në rritjen e përçarjes midis Perëndimit dhe shteteve autoritare të botës.

Në këtë skenar, shtetet autoritare të paidentifikuara zgjedhin të lëshojnë raketa drejt satelitëve perëndimorë në hapësirë.

Qëllimi është të dëmrohen sistemet e komunikimit dhe në këtë mënyrë të minohen aftësitë ushtarake dhe ekonomike të palës tjetër, pastaj bota perëndimore fillon me një mobilizim ushtarak, por pa e ditur se kush i gjuajti në të vërtetë raketat drejt satelitëve, kurse Kina dhe Rusia do të kërkojnë që mobilizimi të ndërpritet.

Overy shkruan se është e vështirë të ndalet përshkallëzimi kur “rrotat vihen në lëvizje”. Ai i referohet këtij skenari si "lufta e parë hapësinore".

E mundur, por jo e mundshme!!

Overy shkruan se këta tre skenarë janë të mundshëm, por në të njëjtën kohë thekson se asnjëri prej tyre nuk ka gjasa.

"Parashikimi ose imagjinata e luftërave të ardhshme mund të ngjallë fantazi të rrezikshme, por edhe mund të nxitë ankth për sigurinë e të ardhmes”!

"Ka të ngjarë se parashikimi më i besueshëm të jetë i gabuar," sepse forcat e armatosura botërore kanë përgatitur plane emergjence për një numër skenarësh të mundshëm të cilët mund të konsiderohen "imagjinativë në botën reale"!

Ai thekson, se kërcënimet e përsëritura bërthamore të Rusisë tregojnë se këto "fantazi" mund të mos jenë krejtësisht të largëta në fund të fundit!

“Edhe pse historia mund të na ndihmojë të imagjinojmë se si do të duket një luftë e ardhshme, mësimet e historisë mësohen si rrallë”, thuhet në kronikë.

Prandaj, si mund të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore sipas Overy është një pyetje që na përndjek më shumë se në çdo kohë, dhe nga fundi i luftës së mëparshme botërore.

"Vetë akti i hamendjes është dëshmi e pritjes sonë, kurse një formë e luftës mbetet realitet i një bote me pasiguri të shumta”!

Overy mendon se ne ndoshta duhet t'i bëjmë vetes pyetje të ndryshme në përpjekjen tonë për të parashikuar shpërthimin e një lufte të ardhshme.

Pse atëherë bëhet luftë?

Që nga fillimi i qytetërimit, rreth 5000 vjet më parë, sipas Overy, nuk kemi pasur shembuj që lufta të mos ishte një "praktikë e pranuar".

Overy shkruan më tej se motivet për luftë kanë qenë të ndryshme; duke fillua nga qetësimi i perëndive, marrja e më shumë burimeve, lufta në emër të besimit, ushtrimi i pushtetit mbi të tjerët, forcimi i sigurisë së dikujt ose mbrojtja ndaj një sulmuesi.

"Kjo përzierje motivesh ka qenë jashtëzakonisht konstante," shkruan profesori, njëherit thekson se luftërat e së ardhmes bazohen në një trashëgimi të keqe.

“Megjithëse paqja duket se është zgjedhja racionale për shumicën e njerëzve, ky fakt nuk ka qenë kurrë në gjendje të mbysë dëshirën për të luftuar kur lufta konsiderohet e nevojshme, fitimprurëse ose e detyrueshme”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat