Rusia pretendon t’i ketë rrëzuar 30 dronë ukrainas mbi dy rajone

Evropë

Rusia pretendon t’i ketë rrëzuar 30 dronë ukrainas mbi dy rajone

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kundërajrorët e saj i kanë rrëzuar 29 dronë ukrainas mbi rajonin Belgorod dhe një mbi rajonin Voronezh mëngjesin e së martës.

Guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, tha se një grua u vra dhe katër të tjerë u plagosën gjatë sulmeve me dronë në fshatin Velovskoye dhe në qytetet Stroitel dhe Yakovlevsky.

Mediat lokale raportuan se shtëpi banimi dhe automjete u dëmtuan gjatë sulmeve.

Ukraina nuk ka komentuar rreth pretendimeve të Rusisë, të cilat nuk ka qenë e mundur të vërtetohen në mënyrë të pavarur.

Qytetet në pjesën perëndimore të Rusisë janë përballur me sulme të vazhdueshme me dronë prej majit 2023.

Për këto sulme, zyrtarët rusë e kanë fajësuar Kievin.

Zyrtarët ukrainas nuk marrin asnjëherë përgjegjësi për sulme në territorin rus, apo në Gadishullin e uzurpuar të Krimesë.

Rajoni i Belgorodit në veçanti ka qenë cak i sulmeve të mëdha/REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat