Po shoqëronte kryeministrin hungarez drejt aeroportit të Shtutgartit pas ndeshjes në Euro 2024, humb jetën një polic gjerman

Evropë

Po shoqëronte kryeministrin hungarez drejt aeroportit të Shtutgartit pas ndeshjes në Euro 2024, humb jetën një polic gjerman

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 20:53
Viktor Orban

Një veturë u përplas sot me konvojin e eskortës së policisë që po shoqëronin kryeministrin hungarez Viktor Orban për në qytetin gjerman Shtutgart, ku si pasojë humbi jetën një polic dhe një tjetër u lëndua rëndë, ka njoftuar policia e këtij shteti.

Incidenti ka ndodhur derisa Orban ishte rrugës për në aeroportin e Shtutgartit, pasi kishte ndjekur ndeshjen e Euro 2024 ku po luante Hungaria.

Një konvoj motoçikletash të policisë së Shtutgartit po shoqëronin liderin hungarez, kur shoferi i një veture u përplas me motoçikletën e një polici gjerman.

E nga përplasja e motoçikletës, ajo u përplas me një tjetër që po lëvizte prapa tij, ku si pasojë polici i parë që u godit humbi jetën, ndërsa i dyti ka pësuar lëndime të rënda.

Gjithçka ndodhi derisa shoferi i veturës tentoi të kthehej në të majtë dhe u përplas me motoçikletat e policisë – duke mos e parë fare se ishte mbyllur kryqëzimi, u bë e ditur nga policia e Shtutgartit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat