Rusi, 9 persona bllokohen brenda institutit kërkimor

Evropë

Rusi, 9 persona bllokohen brenda institutit kërkimor

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 16:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën nëntë persona janë bllokuar në katet e sipërme të një instituti kërkimor teknologjik të djegur jashtë Moskës.

Pamjet e postuara në platformën Telegram tregojnë njerëz që thyejnë xhamat e dritareve ndërsa tymi i zi del nga ndërtesa dhe flakët përfshihen në katet e para të saj.

“Sipas informacioneve të para, brenda në pallat ndodhen 9 persona. Operacioni i shpëtimit po vazhdon”, njoftoi ministria e reagimit emergjent.

Guvernatori rajonal i Moskës, Andrei Vorobyov tha se flakët kishin përfshirë tre kate të ndërtesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat