Princesha Anne shtrohet në spital me urgjencë, pas lëndimit në kokë

Evropë

Princesha Anne shtrohet në spital me urgjencë, pas lëndimit në kokë

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 15:44
Princesha Anne

Princesha Anne është plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku po trajtohet për tronditje dhe lëndime të lehta në kokë. Motra 73-vjeçare e Mbretit Charles, një kalorëse olimpike, ishte duke ecur në pronën e saj në Gatcombe Park në Gloucestershire kur u lëndua.

Mësohet se ajo ishte duke bërë një shëtitje në mbrëmje me kuaj kur u lëndua me plagë të lehta në kokë. Shkaku i dëmtimit të saj në kokë është ende i pakonfirmuar.

Bashkëshorti i Anne, zëvendësadmirali Sir Tim Laurence dhe fëmijët e saj, Zara Tindall e Peter Phillips, ishin të gjithë në pronë në kohën kur ajo u plagos. Shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje dhe princeshës iu dha trajtimi përpara se të dërgohej në Spitalin Southmead në Bristol për analiza, trajtim dhe vëzhgim.

Angazhimet e Anne, këtë javë, janë shtyrë me këshillën e mjekëve të saj. Ajo nuk do të vizitojë më Kanadanë dhe nuk mund të marrë pjesë në një banket në Pallatin Buckingham. Princesha Anne, së fundmi, ka qenë shumë e angazhuar në detyra duke qenë se Mbreti Charles për shkak të gjendjes shëndetësore ka anuluar pjesëmarrjen në evente të ndryshme.

Po ashtu, Princi William ka marrë një pushim për t’u kujdesur për gruan e tij, e ndërsa dihet tashmë se Princi Harry dhe Meghan Markle janë larguar plotësisht nga detyrat mbretërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat