Të gëzuar për zbulime gjigante të këtyre resurseve strategjike!

Evropë

Të gëzuar për zbulime gjigante të këtyre resurseve strategjike!

Nga: H.R. Më: 24 qershor 2024 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Mahmoud Farahmand (H) ishte ulë në studion e NRK dhe foli për "mineralet e rralla", të cilat tani janë gjetur në sasi të mëdha në Telemark, të Norvegjisë!

Ai shpjegon rëndësinë e këtyre mineraleve të rralla për teknologjinë moderne, por problemi është se vendet jodemokratike siç është Kina kontrollon  tregun e këtyre mineraleve.

- Për cilat metale po flasim? pyeti prezantuesi Espen Aas.

Eh, po, këta ishin emrat… atëherë, belbëzon Farahmand dhe kujton diçka për magnetët në makinat elektrike.

- Unë i ceka nja dy prej tyre, por tani nuk më kujtohen të gjitha….)

Ishte e lehtë të kuptohet se Farahmand-it i ishte mbyllë goja paraprakisht për të zbuluar emrat e mineraleve, sepse  "tokat e rralla me këto minerale” janë diçka për të cilën të gjithë flasin, por shumë pak i kanë parë, edhe pse ato gjenden në det dhe në tokë nëpër Norvegji.

Atëherë, cilat nga "këto minerale të rralla" gjenden brenda këtij shkëmbi?

- Ju do të gjeni shumicën prej atyre, thotë studiuesi Håvard Stubseid në Universitetin e Bergenit dhe tregon një shkëmb që është prerë nga një kore mangani në e shtratin e detit, përderisa në këtë shkëmb kemi neodymium dhe cerium, por këtu ka edhe përqendrime të larta të kobaltit dhe nikelit.

H. Stubseid flet për ekzemplarin në duart e tij dhe shpjegon se si guri është rritur gjatë miliona viteve, shtresë pas shtrese.

Zona e errët në këtë shkëmb është rritur gjatë miliona viteve. 

Janë 17 "mineralet rralla" për të cilat Europa është e varur nga Kina! Shumë prej tyre janë absolutisht thelbësore për teknologjinë që përdorim çdo ditë.

Neodymium, praseodymium, dysprosium, terbium dhe samarium përdoren në turbinat e erës dhe motorët elektrikë.

-Erbiumi përdoret në kabllot me fibra optike.

-Gadolinium përdoret në makinat MRI dhe panelet diellore.

-Skandiumi përdoret në qelizat e karburantit!

Sot pjesa dërrmuese e këtyre mineraleve importohen nga Kina, e cila praktikisht kontrollon të gjithë tregun botëror të “ këtyre mineraleve të rralla”, prandaj është shqetësuese  si NATO-n ashtu edhe BE-në.

Kurreshtja jonë nga redaksia bëri që të thirrasim edhe një herë, Mahmoud Farahmand për të zbuluar nëse kujton tani, emrat e ndonjë specieje të rrallë tokësore me kltë mineral!

- Haha! I di emrat e tyre, por nuk mund t'i shqiptoj, thotë Farahmand.

- Por unë mund t'ju them pse janë të rëndësishme, shton ai dhe rendit gjithçka, nga industria e mbrojtjes deri te kompjuterët dhe celularët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat