Rusia mund dhe duhet të jetë pjesë e sistemit evropian të sigurisë, tha kryeministri i Hungarisë Viktor Orban në një intervistë për grupin mediatik gjerman Funke.
“Ne nuk duhet të kënaqemi me iluzione: Rusia është ndryshe, sistemi i saj dhe shoqëria e saj nuk janë evropiane”, tha Orban.
Sistemi rus gjoja “mbështetet në fuqinë ushtarake”, ndërsa ai evropian – “në lirinë”, vuri në dukje ai.
“Por Rusia mund dhe duhet të jetë pjesë e sistemit evropian të sigurisë”, theksoi kryeministri hungarez.