Orban: Rusia duhet të jetë pjesë e sistemit evropian të sigurisë

Evropë

Orban: Rusia duhet të jetë pjesë e sistemit evropian të sigurisë

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 08:42
Viktor Orban

Rusia mund dhe duhet të jetë pjesë e sistemit evropian të sigurisë, tha kryeministri i Hungarisë Viktor Orban në një intervistë për grupin mediatik gjerman Funke.

“Ne nuk duhet të kënaqemi me iluzione: Rusia është ndryshe, sistemi i saj dhe shoqëria e saj nuk janë evropiane”, tha Orban.

Sistemi rus gjoja “mbështetet në fuqinë ushtarake”, ndërsa ai evropian – “në lirinë”, vuri në dukje ai.

“Por Rusia mund dhe duhet të jetë pjesë e sistemit evropian të sigurisë”, theksoi kryeministri hungarez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat