Lojërat e Vuçiqit: Përkrah Putinin në luftën kundër Ukrainës, këtë të fundit e furnizon me armë

Evropë

Lojërat e Vuçiqit: Përkrah Putinin në luftën kundër Ukrainës, këtë të fundit e furnizon me armë

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 08:20
Putin dhe Vuçiq

Serbia po vazhdon të ulet në dy ulëse, asaj të ‘demokracisë’ dhe mbrojtjes së Rusisë e cila po bën luftë të tmerrshme mbi Ukrainën. Derisa ai vazhdon të jetë mik i mirë dhe mbështetës i presidentit rus Vladimir Putin, Vuçiq njëkohësisht po e furnizon Ukrainën me armë. Për këtë shkruan edhe Financial Times.

Pjesëmarrja e Serbisë në trafikun e municioneve drejt Ukrainës është mjaftueshëm e fshehur, saqë të dhënat zyrtare nuk e pasqyrojnë këtë, sipas diplomatëve dhe analistëve, The Financial Times ka publikuar informacione se Serbia në mënyrë indirekte, përmes vendeve të tjera, ka eksportuar granata në vlerë prej 800 milionë eurosh në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus të Kievit.

Gazeta shkruan se Serbia po rrit në mënyrë diskrete shitjen e municioneve në Perëndim duke forcuar mbrojtjen e Ukrainës, megjithëse është vetëm një nga dy vendet evropiane që nuk iu bashkuan sanksioneve perëndimore kundër Rusisë.

Vuçiq ka konfirmuar se informacionet për vlerën e municionit janë kryesisht të sakta, duke e paraqitur shitjen si një mundësi biznesi.

Kjo është pjesë e ringjalljes sonë ekonomike dhe e rëndësishme për ne. Po, ne eksportojmë municionet tona. Ne nuk mund të eksportojmë në Ukrainë apo Rusi, por kemi shumë kontrata me amerikanët, spanjollët, çekët, të tjerët. Çfarë bëjnë ata me të në fund të fundit është puna e tyre”, tha Vuçiq.

Ai madje shtoi se e di ku shkojnë predhat dhe se nuk është punë e tij.

“Detyra ime është të sigurohem që të bëjmë biznes me municionet tona në mënyrë të ligjshme, që t’i shesim ato. Ne duhet të kujdesemi për njerëzit tanë, dhe kaq. Kjo është gjithçka që mund të them. Ne kemi miq në Kiev dhe Moskë. Këta janë vëllezërit tanë sllavë”, tha Vuçiq.

Kur u pyet nëse shifra ishte afërsisht e saktë, ai tha se bëhej fjalë për fitime të realizuara në një periudhë dy-tre vjeçare, jo një.

Vuçiq i ka rezistuar presionit perëndimor për të miratuar një regjim sanksionesh kundër Rusisë dhe ka lejuar që fluturimet ruse të vazhdojnë, megjithëse ai thotë se është i përkushtuar që vendi i tij të bëhet anëtar i BE-së.

Evropa dhe SHBA-ja kanë vite që punojnë për të distancuar Vuçiqin nga Putini”, tha diplomati perëndimor, duke shtuar se lojtari kryesor është ambasadori amerikan Christopher Hill, i cili mbërriti në Beograd një muaj pas fillimit të pushtimit rus.

Vuçiq tha se Serbia ka një mundësi të artë sepse armët e saj janë më të lira se në Perëndim dhe shtoi se vëllimi i eksporteve totale të municioneve serbe mund të rritet.

Sipas diplomatëve dhe analistëve, pjesëmarrja e Serbisë në trafikun e municioneve në Ukrainë është mjaft e fshehur sa të dhënat zyrtare nuk e pasqyrojnë atë. Instituti Kiel për Ekonominë Botërore, i cili monitoron mbështetjen për Ukrainën, nuk ka monitoruar drejtpërdrejt aktivitetet e Serbisë dhe nuk ka gjetur prova sistematike të kontributit të Beogradit, tha Christoph Trebesch

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat