Anulohen fluturimet në aeroportin e Mançesterit pas problemeve me rrymë

Evropë

Anulohen fluturimet në aeroportin e Mançesterit pas problemeve me rrymë

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 18:51
Pasagjerët në Aeroportin e Mançesterit.

Qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar në Aeroportin e Mançesterit, të tretin më të madhin në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të problemeve me rrymë, ka bërë të ditur operatori i aeroportit.

Sipas autoriteteve përgjegjëse, aeroporti është prekur nga ndalja e rrymës në gjithë zonën, në orët e mëngjesit.

Ndonëse rryma më vonë ka ardhur, pasagjerëve në terminalet 1 dhe 2 u është thënë të mos shkojnë në aeroport, pasi të gjitha fluturimet janë anuluar deri në njoftimin e radhës.

Pasagjerëve të terminalit 3 u është thënë të shkojnë në aeroport si zakonisht, mirëpo janë paralajmëruar që mund të ketë vonesa.

Ata, po ashtu, janë informuar se mund të kenë probleme në sigurim të valixheve.

Pasagjerët e kanë përshkruar situatën në aeroport si “kaotike”./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat