Ndodh edhe kjo/ S’kishte ujë, Kryebashkiaku bllokoi hyrjen e turistëve në Kapri

Evropë

Ndodh edhe kjo/ S’kishte ujë, Kryebashkiaku bllokoi hyrjen e turistëve në Kapri

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 12:44
Kryebashkiaku bllokoi hyrjen e turistëve në Kapri

Për disa orë kryebashkiaku i kaprit, Paolo Falco, nxorri një urdhër që ndalonte hyrjen e turistëve në ishull.

Vendimi kishte të bënte me një situatë që u konsideruar “emergjencë e vërtetë” për shkak të një defekti që shkaktoi mungesën e ujit.

Tragetet nga Napoli dhe Sorrento u detyruan të ktheheshin në port pas urdhërit të kryebashkiakut.

Situata është stabiluzuar pas disa orësh dhe urdhëri u revokua, duke lejuar në këtë mënyrë turistët të vizitonin ishullin që karakterizohet nga hotelet luksoze, bregdeti i mbushur me liman dhe vilat e tij të bardha.

Paolo Falco tha se masa e ndalimit ishte “revokuar” pasi ishte rregulluar një problem teknik që bllokoi ardhjen e ujit në ishull.

Më herët, ai e kishte përshkruar ndalimin si një përgjigje ndaj një “emergjence të vërtetë”, duke thënë sepo mbaronte uji në rezervatet lokale.

“Emergjenca do të përkeqësohej nga ardhja e mijëra turistëve që mbërrijnë në Capri çdo ditë,” tha ai.

banorët vendas u lejuan të mblidhnin deri në 25 litra ujë të pijshëm për familje nga një cisternë furnizimi.

Kapri ka rreth 13,000 banorë të përhershëm, por tërheq një numër të madh të udhëtarëve ditorë gjatë verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat