Makina godet tavolinat e një restoranti dhe më pas përplas një taksi, ç’ndodhi në Romë

Evropë

Makina godet tavolinat e një restoranti dhe më pas përplas një taksi, ç’ndodhi në Romë

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 11:16
Makina që shkaktoi incidentin ka tentuar të largohet, por është përplasur me një taksi.

Një automjet që ka përplasur tavolinat e jashtme të një restoranti ka shkaktuar panik te klientët, ndërsa policia po heton incidentin.

Ngjarja ka ndodhur në Romë, në via della Paglia në lagjen Trastevere.

Një makinë goditi tavolinat e jashtme të një restoranti, ku ishin ulur disa klientë.

Të pushtuar nga paniku, klientët filluan të ikin.

Në rrëmujën e përgjithshme, një vajzë 5-vjeçare , e cila ishin e shoqëruar nga prindërit e saj u plagos në krah, jo rëndë: vogëlushja u trajtua në vend.

Makina që shkaktoi incidentin ka tentuar të largohet, por është përplasur me një taksi.

Gjithsesi edhe pas kësaj përplasjeje ajo ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes.

Oficerët e policisë së Romës kanë kryer hetimet për kapjen e personit përgjegjës për episodin.

Sipas La Presse, disa persona kanë arritur të marrin numrin e targës së makinës dhe ta dorëzojnë në polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat