Ndërpritet energjia në aeroportin e Mançesterit, anulime dhe vonesa të fluturimeve

Evropë

Ndërpritet energjia në aeroportin e Mançesterit, anulime dhe vonesa të fluturimeve

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Të gjitha fluturimet që nisen nga aeroporti i Mançesterit po përballen me anulime dhe vonesa pas ndërprerjes së energjisë në zonë.

Problemet me furnizimin me energji elektrike në zonën lokale ka prekur aeroportin dhe disa ndërtesash të tjera.

Sipas Sky News terminalet 1 dhe 2 janë prekur rëndë, ndërsa Terminali 3 është në punë.

Pasagjerët tashmë brenda aeroportit përballen me vonesa të konsiderueshme dhe anulime të mundshme, ndërsa fotot tregojnë radhë të mëdha njerëzish këtë mëngjes.

Aeroporti i Mançesterit ka thënë se pasagjerët që do të udhëtojnë nga Terminalet 1 ose 2 këshillohen të kontaktojnë linjat e tyre ajrore për informacione të përditësuara përpara se të shkojnë në aeroport.

Pasagjerët që do të fluturojnë nga Terminali 3 mund të përballen me vonesa, por duhet të shkojnë në aeroport si zakonisht, përveç nëse këshillohet ndryshe nga linja e tyre ajrore, shtoi aeroporti.

Linjat ajrore do të organizojnë çdo udhëtim në vazhdim për ata të cilëve fluturimet janë anuluar.

Aeroporti po punon për të rikthyer të gjitha shërbimet sa më shpejt të jetë e mundur, por aktualisht nuk janë në gjendje të japin një afat kohor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat