Kryeministri britanik dënon pretendimet e opozitarit se ‘luftën në Ukrainë e provokoi vetë Perëndimi’

Evropë

Kryeministri britanik dënon pretendimet e opozitarit se ‘luftën në Ukrainë e provokoi vetë Perëndimi’

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 19:05
Nigel Farage

Kryeministri britanik Rishi Sunak tha sot se pretendimet e kandidatit të djathtë Nigel Farage se ‘vetë Perëndimi e provokoi luftën në Ukrainë’, janë “krejtësisht të gabuara dhe i japin avantazh vetëm Putin”.

Lideri partisë së djathtë anti-emigracion ‘Reform UK’ bëri pretendimet dje në një intervistë me BBC ku mes të tjerash tha se “ne e provokuam këtë luftë”, edhe pse shtonte më pas se “sigurisht që është faji i Vladimir Putin”.

Sunak tha sot për gazetarët në fushatë se “Kjo përulje është e rrezikshme për sigurinë e Britanisë dhe të aleatëve, dhe i shton fuqinë Putin”.

Lideri i opozitarëve kryesorë laburistë Keir Starmer, duket se do të zërë vendin e Sunak pas zgjedhjeve të muajit tjetër, i cili gjithashtu quante komentet e Farage “të përçmueshme”.

Të gjithë ata që janë me parlamentin tonë duhet të kenë të qartë se Rusia është agresori”, tha sot dhe laburisti në një takim fushate.

Ndërsa Farage është një ish-euro-parlamentar britanik që ka dështuar disa herë të hyjë në parlamentin britanik dhe kësaj radhe konkurron në Clacton në lindje të Anglisë dhe për herë të aprë partia e tij pritet të fitojë disa deputetë.

Farage është ish-udhëheqës i fushatës së Brexit dhe i afërt me ish-presidentin Donald Trump, shkruan rrjeti AFP.

Pas kritikave ai gjithashtu ka mbrojtur komentet ku tha se Sunak, kryeministri i parë me ngjyrë i Britanisë, “nuk e kupton kulturën tonë”, teksa shpjegonte në një intervistë se është “i klasit tepër të lartë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat